Home Aktualitet Kryetarja e r...

Kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese, dështon raundi i parë

153
0

Reforma në Drejtësi preku edhe Gjykatën Kushtetuese, organi më i fortë dhe gur themeli në vend. Këtë mërkurë u zhvillua mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Pas prezantimit të platformave dhe vizioneve të kandidateve, Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj u vijua më tej me raundin e parë të votimit. Në përfundim të këtij procesi asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.

Në këtë mënyrë mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e dytë të votimit në datën 17 shkurt 2023, ora 10:00.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit