Ku dhe si do shikojnë shqiptarët futbollin europian dhe shqiptar kur kemi katër platforma sportive?

Shqiptarët këtë vit, duke filluar nga muaji shtator i këtij viti nuk e dijnë se si e ku do ti shikojnë ndeshjet e kampionatëve kryesore të futbollit europian, fjala kampionatin gjerman, italian, anglez, francez, spanjoll,etj.

Deri tani kishte dy platforma digjitale, ku shqiptarët duhej të paguanin dy karta për futbollin, natyrisht dhe dy dekodera.

Por këtë vit konkurenca ka sjellë dy platforma të tjera, duke u bërë për momentin katër, ku njera ka kampionatin italian, por nuk ka të tjerat; tjetra ka anglezin, por nuk ka gjermanin, tjetra ka spanjollin, por nuk ka italianin; tjetra ka champions League, por nuk ka të tjerat.

Një çorbë e madhe, sepse duhet të blesh katër karta dhe katër dekodera digjitalë! Një shumë marramendëse në lekë për çdo shqiptar, por kjo sjellë edhe një katrahurë aparatesh digjitalë ku hiq njerin e vëndos tjetrin e kështu me radhe “vë dhe hiç” për kampionate të ndryshme të Anglisë, Gjermanisë, Italisë, Anglisë, Spanjës,etj.

Kjo histori konkurence dhe tmerri duhet zgjidhur nga shteti, nga ligjvënësi, ku këto ti blejë Radiotelevizioni Publik (TVSH) me fonde shtesë nga qeveria dhe sportdashësi paguan një herë e një kartë.

Për këtë histori ka reaguar sot edhe zv/kryeministri Erjon Braçe, por zoti Braçe duhet t’ia kërkojë parlamentit e qeverisë ku bën pjesë që të zgjidhet për gjithë qytetarët.

Postimi i Erion Braçes:

KU DO SHOHIM FUTBOLL KËTË SEZON?

SA SHTRENJTË DO PAGUAJMË?

TË DREJTAT TELEVIZIVE

NUK JANË THJESHT TË TREGTUESHME!

TË DREJTAT TELEVIZIVE

JANE EDHE NJË E MIRË PUBLIKE!

Të tilla kanë nevojë ti nënshtrohen transparencës, përtej tatimeve e taksave;

Askush nuk di të thotë dhe askush nuk thotë në fakt se;

KU DO SHOHIM SERIE A, LA LIGA, PREMIER LEAGUE, BUNDESLIGA, CHAMPIONS LEAGUE, CONFERENCE LEAGUE, 2K SUPERLIGA?

Llafet deri tani thonë se janë

KATËR PLATFORMA TË NDRYSHME QË ZOTEROJNË TË DREJTAT TELEVIZIVE!

Nëse është vertetë kështu,

atëhere si do i shohim?

Me katër dekodera? Me katër karta?

SA DO PAGUAJMË NJEHERË?

Se nëse katër platformat, futbollin e shesin bashkë me paketat e tjera atëhere,

DO NA DUHEN DERI 1 MILION LEKË PËR TË PARË FUTBOLL!!

Kjo është çmenduri!

Duhet transparencë për të drejtat televizive dhe mbi të gjitha për mënyrën teknike dhe ÇMIMET QË DO PAGUAJMË tani!

SHKARKO APP