Home Aktualitet Ku do të shko...

Ku do të shkojë PD-ja? Këlliçi: Mosbindja civile për momentin vetëm në Parlament

78
0

Ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi flet lidhur me situatën politike. Ai thotë se për herë të parë në 33 vite pluralizëm po tentohet të ndryshohet rregullorja e parlamentit në mënyrë të njëanshme duke ju referuar përjashtimit të deputetëve me 60 ditë nga punimet në parlament për incidentet e shkaktuara. Lidhur me mosbindjen civile ai u shpreh se për momentin do të jetë vetëm në parlament dhe për më vonë duhet të pritet si do të shkojë situata.

-Është një mosbindje civile që zoti Berisha e ka përmendur, një mosbindje civile që me sa kuptoj Partia Demokratike do që ta nxjerr edhe jashtë dyerve të parlamentit. Si do të vazhdojë më tej kjo strategji?

Belind Këlliçi: Mendoj që do të rezonojë sepse ka një pikë që sot ka derdhur kupën. Për herë të parë në 33 vite pluralizëm po tentohet të ndryshohet rregullorja e parlamentit në mënyrë të njëanshme. Ka disa parime të cilat nuk janë shkelur asnjëherë ndër to është që asnjë maxhorancë nuk ka futur duart pa konsensus në rregulloren dhe funksionimin e jetës parlamentare. Sot ajo nisëm që është ndërmarrë nga dy deputetë të maxhorancës Toni Gogu dhe Blerina Gjylameti për të përjashtuar deputetë të opozitës deri në 60 ditë nëse këta gjykojnë se deputetët të opozitës kanë bërë gjeste të pahijshme…

-Po ushtrojnë dhunë thonë…

Belind Këlliçi: Këtë farsë nuk e ha njëri. Ajo që ka ndodhur sot është një eskalim i mëtejshëm i situatës dhe jam i bindur që kjo do të çojë edhe në atë rezonim që ju thoni. E gjitha kjo duhet të marrë fund dhe jam i bindur se do të shkojmë drejt një mosbindje civile jo vetëm në sallë, por edhe jashtë saj duke nisur me një aksion që do t’i përgjigjën edhe anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike dhe drejtuesit nëpër degë edhe pushteti lokal. Format janë nga më të ndryshme. Kam parë shumë debate diskutime se si mund të vijohet ky aksion, do mbetet për tu parë sepse është një aksion që nuk do të ketë kthim pas, do një mirëmendim.

-Kur do të nisë?

Belind Këlliçi: Do duhet të shohim se si do të përfundojnë seancat parlamentare deri në fund të këtij viti. Do duhet të shihet se si do të eskalojë situata në parlament edhe për shkak të kësaj nisme që ka ndërmarë sot maxhoranca. Mosbindja civile për momentin do të jetë vetëm në parlament dhe më pas do të shihet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit