Kukësi nuk ka ndërmend që të dorëzohet në garën për titull, teksa ditën e sotme ka marrë një fitore minimale kundër Bylisit. Ndeshja u vendos nga një penallti. Gavazaj u pengua nga Qardaku brenda zonës, teksa arbitri Andi Koçi e drejtoi gishtin te pika e bardhë.
Nga 11-metra Shkurtaj nuk fal duke shënuar golin e 21-të në këtë sezon në Kategorinë Superiore. Me këtë 3 pikësh, Kukësi ruan vendin e dytë me 56 pikë, 6 më pak se Tirana.
Teuta vijon formën e jashtëzakonshme nën drejtimin e Martinit, duke shkatërruar 3-0 Vllazninë. Kallaku zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15-të nga pika e bardhë.
Më pas durrsakët do të shënon edhe dy gola të tjerë në fundin e ndeshjes. Fillimisht ishte Lorenc Vila dhe më pas Albano Aleksi nga pika e bardhë, duke sigluar një sukses që i mban në zonën europiane. /R.Lika-Koha Jone/
Discussion about this post