Kundër mësimit pasdite në fshatin Pojan, prindër e nxënës dalin në protestë

Me thirrjen kundër mësimit pasdite, prindërit e 150 fëmijëve të shkollës “Bardhyl Pojani” në fshatin Pojan të Maliqit, dolën sot në protestë. Për prindërit situata është shqetësuese pasi fëmijët përfundojnë mësimin në 17:00, e nuk mund të shkojnë vetëm në shtëpi, shtuar këtu edhe faktin e errësirës dhe të ftohtin e dimrit.

”Për fëmijët është e vështirë, orari është shumë i vonë, edhe unë nuk mundem të vij vetëm në këtë orë që nga fshati për ta marrë vajzën”, u shpreh një nënë.

Shkolla në Pojan ka kapacitet për 350 nxënës, ku ndërkohë në momentalisht marrin dije me tepër se 500 fëmijë.

Drejtoria Arsimore shprehet se kërkohen fonde qeveritare për shtimin e ambienteve ndërkohë që për këtë premtim ka pasur e nga kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit. Një premtim që ende nuk është mbajtur.

SHKARKO APP