Kur do të dalë Basha në takime në bazën e PD?

Ish-kryeministri Berisha po vazhdon turin e tij ne rrethe e ku duket se ka shumë mbështetës.

Ai do ti mbledhë firmat që nevojiten për thirrjen e detyrueshme të Kuvendit Kombëtar të PD. Bile analistët thonë se mund të mbledhë mbi 50 për qind të delegatëve, dhe Kuvendi do shkojë drejt shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar të PD. Por kjo edhe mund të ndalohet nëse vetë Basha del në takime në bazën e partisë së tij për të sqaruar dhe bindur anëtarsinë demokrate.
Fakti që Basha nuk del ende tregon njëfarë frike të tij se mund ta presin keq ose edhe dhunshëm siç flitet nga grupime të caktuara në PD.
Nëse je lider duhet të dalësh duke marrë rrezikun e vetes, por kur ke të drejtë, nëse ke, njeriu shkon në ballafaqim.
Kjo do të tregonte kurajë të Bashës gjë të cilën demokratët e vlerësojnë shumë për një lider të tyre.
Ndaj Basha duhet të dalë dhe të takojë strukturat, të pakten, në rrethe pasi te takojë elektoratin e thjeshtë duket se e ka delikate vajtjen.

Sido të jetë Berisha po merr bazën e PD, për fajin e Bashës, që ka frikë përballjen dhe debatin.
Nëse do ishte një kryetar karizmatik dhe me kurajë do të shkonte në takimet e Berishës me bazën, duke argumentuar para tyre se pse duhet vendimi si dhe pse po humb PD krejt fushatat elektorale.
Kjo do tregonte lidership.
Por kjo mungon, ndaj demokratët po kthehen 30 vite pas, pikërisht te Berisha që ka shumë vite mbi supe.
Natyrisht që Berisha nuk do shkarkojë Bashën dhe të jetë vetë kryetar i PD, por siç thotë të hapim PD për ta bërë me të fortë që të kthehemi në pushtet.

SHKARKO APP