Kurti ”aleancë” me Shkupin, por ”Open Balkan” i ndan. Nënshkruhen 11 marrëveshje

Maqedonia e  Veriut priti delagacionin e qeverisë kosovare me nderime të larta. Prishtina dhe Shkupi nënshkruan 11 marrëveshje bshkëpunimi. Studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë, marrëveshje për bashkëpunim për diasporën, rregullimin kufitar dhe linjave hekurudhore, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, inovacionit e shumë fusha të tjera.

Fryma pozitive mes palëve u prish pak në konferencën për shtyp, kur u përmend nisma “Ballkani i Hapur”. “Dëshirojmë sa më shumë marrëveshje dhe zbatimin e tyre në aspektin bilateral. Jemi të orientuar nga e ardhmja dhe për neve e ardhmja është BE-ja. Bashkimi Evropian është fati ynë, ndërsa Evropa është kontinenti ynë. Ne si Kosovë i mbështesim të gjitha iniciativat rajonale që brenda është BE-ja dhe mbështetet nga ta”,-tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Kurse kryeministri Zaev, tha se ”Për Ballkanin e Hapur kemi mendime të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të kemi marrëdhënie të mira bilaterale. Unë mund të them vetëm një gjë që Kosova është shtet i pavarur dhe sovrane dhe ne e respektojmë vendimet e tyre”.

Zaev dhe Kurti e konsideruan një ditë historike mbajtjen e mbledhjes së parë mes dy qeverive. Ata theksuan se ky është një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

SHKARKO APP