Home Aktualitet Kurti i përgj...

Kurti i përgjigjet Ramës: S’e di për çfarë teorie konspiracioni është fjala

248
0

Pas kritikave nga ana e kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës për faktin se nuk përfshihet në nismën ”Open Balkan”, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai thekson se Procesi i Berlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

”Nuk e di për çfarë teorie konspiracioni është fjala këtu. Po ua tregoj qëndrimin tim. Kjo është që procesi i Berlinit është i nevojshëm, por edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin Europian. Ballkani jo që nuk është 3 shtete, por është 12 shtete dhe ka procesin e Berlinit.

Iniciativat rajonale ne nuk besoj se duhet të bëhen pa BE-në brenda. Tek e dyta s’e kemi BE-në. Kosova është e pavarur, për të cilin ne duhet të angazhohemi për njohjen e saj dhe jo të shprehim mirëkuptim për mosnjohjen e saj. Çdo mirëkuptim ndaj Serbisë i kushton Kosovës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit