Kurti takohet me Borrell në Bruskel: Politika duhet të ketë vlera

“Politika duhet të ketë vlera”. Kjo është fraza që dëgjohet t’i thotë kryeministri Albin Kurti, përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Hoze Borrel, në nisje të takimit të tyre në Bruksel. Atmosfera mes palëve dukej e mire, ku nuk munguan batutat dhe buzëqeshjet.

“Ja ku jemi sërish”, dëgjohet të thotë Borrel, përballë Kurtit në tryezë, ku i pranishëm është edhe i emëruari i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak. Ata po diskutojnë lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza aktuale.

Kurti shkon me synimin e qartë që të flasë për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer nga Serbia. Një takim dypalësh, Borrel pritet që ta zhvillojë edhe me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ka ende paqartësi nëse dy liderët do të ulen në të njëjtën tryezë përballë njëri-tjetrit. Vuçiç ka konfirmuar për mediat e Beogradit se në asnjë mënyrë nuk do të takohet me Kurtin në Bruksel.

SHKARKO APP