Home KRYESORE Parashikimet/...

Parashikimet/Egla Ceno fiton “Big Brother Albania VIP 3”

2514
0

Moderatorja politike Grida Duma, e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, foli ndër të tjera edhe për “Big Brother Albania Vip 3” dhe në veçanti për kryefjalën e ditëve të fundit, aktoren Egla Ceno.

”Egla ka çmitizuar diferencat gjinore, grua-burrë. Në çdo moment që e intimidohet ajo nuk shqetësohet që është grua. Ky lloj çmitimizimi është i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare dhe është nga të rrallat herë që e shoh në publik pa asnjë kompleks. Këtë avantazh e ka”,-tha Duma.

Si kurrë më parë, në këtë edicion të ”Big Brother Albania Vip 3” ka një risi. Fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit do ta vendosë publiku. Big Brother ka hapur një televotim se kë nga banorët e përjashtuar doni të riktheni dhe do të zgjidhen dy më të votuarit.

“Vëllai i Madh jep publikut në dorë fatin tuaj. Të tre jeni të skualifikuar nga loja, por publiku do të vendosë të kthejë dy prej jush deri të shtunën brenda shtëpisë për të vazhduar rrugëtimin, njëri do vijë me mua të shtunën. Televotimi që do të hap është kë doni të ktheni në shtëpi mes Ilnisës Meritonit dhe Eglën”,-tha moderatori Ledjon Liço.

Dhe duket se do të kthehet Egla prapë! Regji fine. Edhe Grida Duma e la të kuptohej se Egla Ceno do të jetë fituesja. Ndaj ka reaguar Julian Deda, duke pohuar se kjo që bën regjia nuk duhet të ndodhë, duke e kthyer prapë Eglen.

E sigurtë mbetet se këtë vit fituesi do të jetë femër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit