Home Forum Kush e qëll*i...

Kush e qëll*i Pëllumbin, fëmijët apo gruaja? Familja ka të trashëguar ftohtësinë e vra*jeve

1179
0

Nga: Redjon Shtylla

Mes fëmijëve dhe gruas, kush e qëlloi me tre plumba Pëllumb Metën? Ka të bëjë fakti që familja ka të trashëguar ftohtësinë e vrasjeve? Janë fëmijët të ushqyer me urrejtje për babain e tyre, apo Blerina është e mësuar me vrasjet, siç tregojnë edhe njerëzit që në këtë fis kanë qenë makabër?

Krimi i ftohtë në Shënavlash është i errësuar me mister, edhe pse mediat çdo ditë e më shumë nxjerrin detaje në diell. Hetuesit ende nuk janë të bindur se nëse është Hygerta apo Hysen Meta ai që ka qëlluar me armë. Ata janë në pritje të ekspertizës balistike nga laboratori shkencor në Tiranë, për armën e krimit. Vrasja nuk ka qenë momentale, por e planifikuar. Përdorimi i armës kërkon forcë fizike dhe vendosmëri, çka vërteton se personi që ka qëlluar me tre plumba, është edhe i fortë, por edhe sypatrembur për të vrarë dikë. Babai i fëmijëve ka qenë në gjumë, dhe është zgjuar nga Hygerta sipas raportimeve, dhe më pas ka ndodhur edhe krimi.

Hygerta, Hyseni dhe Amarildo janë në qeli, dhe duken të qetë. Qetësia e tyre është analizuar edhe nga psikologët. Dy janë rrugët, ose asnjëri prej tyre nuk qëlloi me armë drejt babait por vetëm bashkëpunuan në groposjen e kufomës, ose janë në një traumë të thellë. Nëna e tyre Blerina po hetohet në gjendje të lirë. Ajo pretendon se burri e ka dhunuar që kur janë martuar, ndërsa fëmijët flasin për një baba autoritar. Edhe vajza e madhe ka folur sot, ku vë theksin tek një baba autoriar, pra jemi tek një refren i mësuar.

Motra e vijktimës, thotë se vëllai ka qenë një njeri familjar që punonte shumë për të siguruar jetesën e familjes. Nëse në burg janë tre fëmijët, motra e viktimës, autore nuk sheh as Hygertën apo Hysenin, por nënën e tyre, Blerinën.

Nëna e fëmijëve, Blerina po hetohet në gjendje të lirë, pasi tre fëmijët e saj e kanë marrë vazhdimisht në mbrojtje në të gjitha deklaratat e dhëna. Sado kontradiktore të ketë qenë deklaratat e dy djemve dhe Hygertës, e përbashkët mbetet se ata kanë përjashtuar nënën e tyre nga përgjegjësia dhe dijenia për krimin.

Vrasjet në familjen Meta nuk janë edhe aq të pazakonta. Kemi të bëjmë me një familje ku vrasjet kanë qenë tek të dy fiset. Nëna e Blerinës ka vrarë vjehrën, kurse xhaxhai i Pëllumbit ka vrarë djalin. Familja e Pëllumbit ka shumë vrasje mbi kurriz, qoftë brenda fisit, qoftë edhe në shenjë hakmarrjeje. Familja e Blerinës edhe familjarë të tjerë të tyre e kanë të trashëguar ftohtësinë e vrasjeve. Nga ky fakt i fundit, lidhet edhe vrasja e Pëllumbit, një familje e mësuar me vrasje si rrugën që zgjidh problemet. Një skemë që të çon sa tek fëmijët, por edhe tek gruaja e viktimës.

Krimi i cilësuar më makabër në 30 vitet e fundit, një ditë do të zbardhet, pasi nëse Pëllumbi u gropos nga fëmijët, e vërteta do të dalë në dritë të diellit. Nga kjo ngjarje ajo që duhet të bëjë shteti është që të krijojë me mekanizmat që ka, një platformë që fëmijët të mos bëhen vrasës, dhe gratë të mos jetojnë me traumat e së kaluarës, me dhunë apo vrasje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit