Kush janë da*norët e mi? Gruaja që u burgos nga burri përballet me vjehrrën, e moshuara: Të kërkoj falje, më iku truri

Gruaja e Asqeri Mandrit, i cili e mbajti të burgosur në banesë me kamera, është përballur me vjehrrën e saj në emisionin “Me zemër të Hapur”. Kjo e fundit ka tërhequr akuzat ndaj nuses së saj, e cila pas arrestimit të të birit, pretendoi se e reja e kishte tradhuar Asqeri Mandrin. Nëna e Asqeriut u shpreh se i bëri deklaratat pasi i iku truri kur i shkoi policia në shtëpi. “Unë nuk kam asgjë, burri ka dhënë urdhër që të mos dalë nga dera pa ardhur unë nga Greqia. Për fjalët që i kam thënë, i kërkoj falje. Kurrkush nuk i ka bërë asgjë grave”, tha vjehrra.

Pjesë nga biseda:

Nusja: Kush janë dashnorët e mi?

Vjehrra: Kur mu mbush shtëpia me polic, më iku truri. Derën e mbante hapur, nuk jemi zënë asnjëherë për diçka. I kërkoj falje 100 herë, vjehrri ka thënë pa ardhur unë nga Greqia nuk do të dalësh nga ajo derë.

Nusja: Unë në atë derë nuk rri më.

Vjehrra: Mos u largo, nuk jam unë dakord, as burri.

Nusja: Edhe pas faljes së saj nuk mund t’i harroj dot., nuk kaloj dot në lagje.

SHKARKO APP