Kushëririn e vranë pas sherrit për tokat, arrestohen dy prej autorëve

Dy autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Garunjas të Lushnjës, ku mbeti i vrarë një 30-vjeçar, janë vënë në pranga. Afrim Hasalla dhe Mario Hasalla u prangosën, ndërkohë që është ende në kërkim Kastriot Hasalla.

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera gjatë ditës së sotme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, është bërë e mundur kapja e dy prej autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit M.H, 20 vjeç dhe A.H, 42 vjeç, banues në Garunjas, Lushnjë. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë arrestimi i tyre për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e shtetasit K.H”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një konflikt i hershëm midis kushërinjve Hasalla për një sipërfaqe toke ka përfunduar në një tragjedi. Romeo Hasalla 30-vjeç humbi jetën, ndërsa u plagosën i ati i tij, Shaip Hasalla 65 vjeç dhe 2 vëllezërit Emiljano Hasalla e Laert Hasalla.

SHKARKO APP