Home Aktualitet Kuvend, buxhe...

Kuvend, buxheti nuk jep zgjidhje për varfërinë

68
0

Varfëria që thellohet çdo ditë e më shumë mes shqiptarëve, mori vëmendjen e diskutimeve ekonomike në Kuvend, ku në rend dite ishte akti i fundit normativ i Buxhetit të këtij viti, si edhe dekretet e presidentit për kthimin e buxhetit të vitit të ardhshëm dhe paketës fiskale.

Tepricën e 18.2 miliardë lekëve ish zv/kryeministri Braçe e sheh si diçka pozitive, por rialokimet sipas tij nuk adresojnë shumë probleme: në krye të të cilave është rritja e çmimeve.

Braçe kritikoi edhe realizimin e dobët të investimeve publike deri në fund të Nëntorit, çka sipas tij tregon për ineficiencë në përdorimin e fondeve. Ai kërkoi edhe më shumë fonde për bujqësinë.

Këto kritika ishin argumentuar edhe nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, në dekretet për kthimin e buxhetit 2022.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit