Kuvendi Kombëtar i PD, miratohen ndryshimet statutore
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2023/12/900-0-1701517940xwhatsapp-image-2023-12-02-at-115645-622-1.jpeg)
Kuvendi Kombëtar i PD, miratoi ndryshimet statutore të ardhura nga Kryesia. Me ndryshimet e reja staturore që u miratuan në unanimitet, Neni 63 që flet për rishikimin e statutit do të ketë edhe një paragraf të dytë.
Ndryshimi statutor i prezantuar nga Çlirim Gjata i jep kompetencë Këshillit Kombëtar për të propozuar dhe miratuar ndryshime statutore të veçanta.
Votimi i ndryshime në Këshill bëhet me 2/3 të votave, por duhen ratifikuar dhe në Kuvendin e radhës, në rast se nuk ratifikohen humbasin fuqinë ndryshimet e miratuara në Këshill. Nga miratimi në Këshill deri në mbledhjen e Kuvendin ndryshimet kanë fuqi të plotë.