Kuvendi votoi pro marrëveshjes për refugjatët, Meloni: Falënderoj kryeministrin Rama

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar pasi Parlamenti i Shqipërisë votoi me 77 vota pro protokollin e bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e migracionit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meloni falenderon kryeministrin Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimit.

”Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Faleminderit kryeministrit Edi Rama, institucioneve dhe popullit shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”.

SHKARKO APP