Home Aktualitet La pas 6 fëmi...

La pas 6 fëmijë, ndërron jetë stilisti i njohur italian, Roberto Cavalli

77
0

Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare stilisti i famshëm botëror Roberto Cavalli. Siç shkruajnë mediat e huaja, ai vdiq në shtëpinë e tij në Firence pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur të afërmit e tij, të cilët kanë thënë se shëndeti i stilistit të famshëm u përkeqësua ditët e fundit, shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Italiani, pasuria e të cilit besohet se shkon në 400 milionë Euro, vjen nga një familje artistësh. Ai ka lindur më 15 Nëntor të vitit 1940 në Firence.

Ai ishte një njeri shumë i dhënë pas printeve të ndryshme tek veshjet dhe me talentin e tij shkëlqeu për vite me radhë.

Ai la pas gjashtë fëmijë, më i vogli është Giorgio, vetëm një vjeç . Në krah të tij në orët e fundit, ashtu si në dhjetë vitet e fundit, ishte edhe partnerja e tij, Sandra Nilsson . Roberto Cavalli studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence. Gjyshi i tij ishte piktor i grupit Macchiaioli dhe prej tij trashëgoi pasionin për artin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit