Home Aktualitet ”La Rep...

”La Repubblica”: Shqipëria përfiton nga marrëdhënia Rama-Meloni

140
0

Kërcënimi rus për Bashkimin Europian ka shtyrë këtë të fundit drejt një përshpejtimi të procesit të integrimit të vendeve kandidate. Itaiania “La Repubblica” citon raportin e fundit të Komisionit Europian për zgjerimin, i cili thekson “interesin strategjik” për shtimin me anëtarë të rinj, të cilët do t’i japin peshë më të madhe gjeopolitike dhe ndikim në skenën globale Bashkimit Europian.

Në analizën e saj, media italiane thekson se BE po projekton një integrim të pjesshëm dhe gradual të anëtarëve te rinj, përfshi këtu vendet e Ballkanit Perëndimor. “La Repubblica” vlerëson në artikullin e saj se në çfarë pike gjendet secili vend në rrugën drejt integrimit: “Shqipëria aplikoi për anëtarësim në prill 2009 dhe iu dha statusi i kandidatit në qershor 2014. Shqipëria mund të përfitojë nga marrëdhënia e shkëlqyer mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, me të cilën ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje për qendrat e pritjes dhe riatdhesimin e emigrantëve”.

Rruga e Serbisë në BE është e mbushur me pengesa, për shkak të mungesës së progresit në marrëdhëniet me Kosovën, por edhe miqësisë së ngushtë me liderin rus Vladimir Putin: “Rruga e Serbisë, kandidate që nga marsi i vitit 2012, mbetet e mbushur me pengesa, për shkak të mungesës së progresit në marrëdhëniet me Kosovën. Por, gjithashtu edhe për miqësinë shumë të ngushtë me Rusinë e Putinit. Serbia paraqitet një kandidate potenciale për zgjerim”.

Bosnje-Hercegovina është vendi më problematik në Ballkanin Perëndimor, për shkak të ambicieve të liderit të Republikës Srpska, Milorad Dodik për bashkimin me Serbinë. Megjithatë, Bosnja e ka marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2022. Më e qartë është rruga për Maqedoninë e Veriut, thotë media italiane, e cila pas zgjidhjes se problemit të emrit me Greqinë dhe heqjes së vetos bullgare, synon një integrim më të shpejtë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit