Home Aktualitet Laboratori mo...

Laboratori modern në ”Shefqet Ndroqi” zgjeron gamën e analizave falas

14
0

Laboratori në spitalin “Shefqet Ndroqi” është investimi më i ri ultramodern, pjesë e rrjetit të laboratorëve publikë me standarde ndërkombëtare. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, publikoi sot një video me pamje nga ky laborator, që plotëson të gjithë gamën e analizave që duhet të bëhen.

“Pas QSUT, një tjetër laborator modern i shtohet rrjetit të laboratorëve publikë me standarde ndërkombëtare, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke zgjeruar gamën e analizave falas për pacientët”, – tha Manastirliu.

Një nga laborantet tha se “sa i përket këtij laboratori është tërësisht i rinovuar me aparatura tërësisht të reja dhe infrastruktura e laboratorit është tërësisht e re gjë që na lehtëson edhe më shumë punën. Tashmë shërbimi është më i mirë, më i kualifikuar edhe më i shpejtë”. Laboratori në spitalin “Shefqet Ndroqi” është një risi teknologjike, me pajisje robotike për kampionet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit