Lagje e Vjeter e Rubikut e vitit 1938

Lagje e Vjeter e Rubikut.
Historia e ndertimimit te bujtinave te para nis aty nga viti 1938 kur qeveria e Zogut i jep koncensionin e shfrytëzimit të mineralit të bakrit në Rubik, firmës italiane “Parodi Darfini”. Menjëherë pas marrjes së koncensionit shoqëria italiane “Simsa” dërgoi specialistët e saj.
Te gjendur ne veshtiresi ekstreme ekonomike ka nje fluks te shtuar punekerkuesish nga malesite e Mirdites e me tej. Kesisoj në vitin 1938, në minierën Rubik-Kulme kishte afro 500 punëtorë. Dhe pikerisht ketu sic shihet ne kete foto, që njihet si Lagjia e Vjetër e qe vjen duke u shtri ne kodrine, u ndërtuan edhe ndërtesat e para nga italianët, që do të sherbenin si zyra të Shoqërisë por edhe si banesa për punëtorët.
(postim nga Gjergj Marku)

SHKARKO APP