Home Aktualitet Lajçak: Zgjed...

Lajçak: Zgjedhjet në veri të Kosovës ishin “mina tokësore”, fatkeqësisht i shkelëm ato

20
0

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur se marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është historike.

Ai, në një intervistë për gazetën austriake, “Kurier” u shpreh se ka “mina tokësore” që nuk duhet të shkelen.

“Marrëveshjet e marsit është një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë, por ka shumë “mina tokësore” përgjatë kësaj rruge që ne nuk duhet të shkelim. Zgjedhjet e pillit ishin një dhe për fat të keq ne i kemi shkelur ato.”, tha ai duke shtuar se fokusi i tyre nuk është te normalizimi , por te menaxhimi i krizës.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe përfaqësuesi i lartё tё Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak janë dakorduar më 10 korrik për katër pika, ku përfshihet edhe deklarata publike e Qeverisë së Kosovёs që mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё katër komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit