Largimet masive në Korçë? Çollaku: U dorëhoqën, por s’ikën nga PD-ja. Protesta edhe në rrugë

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike më 25 prill, Kreshnik Çollaku, ka folur për zhvillimet e fundit në selinë blu, ku për largimet masive nga PD-ja në Korçë, thotë se nuk janë një dramë e madhe, pasi sipas tij, kreu Andrea Mano dhe 14 anëtarët e Kryesisë, vijojnë të jenë pjesë e PD-së.

“PD e Korçës është rreth 3000 anëtarë, kryetari dhe një grup kanë ikur, por në asnjë gërmë të tyre nuk thonë se braktisën PD, fakti që dikush jep dorëheqjen, janë problematike brenda një familje politike, janë gjëra që zgjidhen, e rëndësishme është që mbeten anëtarë, dega nuk është shkrirë, jep dorëheqjen një funksionarë, dorëheqjet janë personale, është një proces që do të zgjidhet nga anëtarësia , por kjo nuk përbën asnjë llojë drame. Eksperienca ime personale është se Basha është ai kryetar që ia thua se është gabim dhe ai ka forcën dhe thotë “po ke të drejtë, hajde ta vlerësojmë” dhe ky është një tipar që unë ia vlerësoj. Patjetër që ka defekte”, tha ai për ”Report Tv”.

Po ashtu Çollaku thekson se beteja e opozitës në Parlament do të zhvillohet në të gjitha frontet, por në mënyrë paqësore. Ai nuk e përjashtoi mundësinë për protesta në rrugë, mirëpo kjo si një formë paqësore.

“Projekti i Bashës është që ndryshimi, rrotacioni të vij përmes politikave emancipuese dhe të paqta, do i mjaftonte shumë pak që po të imitonte mënyrat se si Rama erdhi në pushtet, aleance me krimin, me qarqe anti-shqiptare. Do e kisha më kollaj të kontraktoja në bandë, me paguaj fushatën dhe ai të blinte vota për mua dhe unë të rrija në shtëpi, por ne e kemi refuzuar këtë, kemi pritur gazin, se kemi menduar se kur ky proces kur të vij të mos vij shpejt për ne, por për të mirën e Shqipërisë. Këtë bëri Rama në 3 zgjedhje ia jep pushtetin në një piatancë dhe e mban peng, më mirë pa pushtet PD dhe Lulzim Basha në këtë formë se pushteti nga gjirizet e shoqërisë.Beteja jonë do jenë fronatale. Ne zgjedhësit na kanë dhënë një fuqi të jashtëzakonshme në parlament, nuk janë më marionetat në parlament, por një forcë reale. Parlamenti, çdo forum, rruga, çdo mjet demokratik paqësor të principit ne do e përdorim, që jo t’i shkurtojë ditët e qeverisë, por këtij fenomeni kur merr pushtetin nga gjirizet dhe e ndanë më pas me atë”.

SHKARKO APP