Lazio kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me Atalantën. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi fitoi 2-1 në fazën e 1/8 -ave Parmës, e cila rrezikoi ta çonte sfidën në shtesë.
Titullarë në radhët e bardhekaltërve ishin portieri Thomas Strakosha dhe “dardani” Vedat Muriqi, të cilët qëndruan në fushë gjatë gjithë ndeshjesh, ndërsa Marco Alia ishte portieri i tretë në stol.
Në minutën e 24-t, Marco Parolo zhbllokoi me kokë rezultatin, duke i dhënë qetësi skuadrës së tij. Lazio dominoi në lojë dhe raste edhe në minutat në vazhdim, megjithatë golin e radhës e shënuan miqtë me Valentin Mihailan, që me një aksion individual mundi të mposhtte Strakoshën.
Gjithsesi Lazio në minutën e fundit të kohës së rregullt, barazoi falë një autogoli të Colombit.
NDESHJA E PLOTE
Discussion about this post