Home Aktualitet Letra e Varhe...

Letra e Varhelyi, Xhixho: Porti i Durrësit në shkelje, qeveria po dëmton integrimin

90
0

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, thotë se përgjigjja që Komisioneri Varhelyi u ktheu 20 deputetëve të opozitës. tregon edhe njëherë se projekte si porti i Durrësit kërcënojnë integrimin e vendit. Xhixho shprehet se Partia e Lirisë e ka ngritur që në krye të herës shqetësimin se projekti bie në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Reagimi i plotë

Marrëveshja për portin e Durrësit, e kaluar me nxitim në Parlament, me forcën e numrave, siç ndodh sa herë kjo qeveri vendos t’i grabisë një pasuri vendit, për ta vënë në shërbim të klientëve të vet, merr edhe njëherë përgjigjen e ashpër të Bashkimit Europian. Tërësisht në mungesë të garës, të transparencës si dhe në shkelje të marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, MSA, kjo marrëveshje u kundërshtua me forcë nga Partia e Lirisë që në krye të herës.

Projekti pa asnjë transparencë mori si përgjigje anulimin e grantit prej 28 milionë eurosh, gjë që konfirmohet dhe në letrën e Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Në përgjigje të letrës që së bashku me 19 kolegë të tjerë të opozitës i dërguam presidencës së BE-së, Varhelyi thekson se BE i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme respektimit të MSA-së.

• Në komunikimet me autoritetet shqiptare, Komisioni ka nënvizuar nevojën për të siguruar që projektet e kësaj marrëveshje të nënshkruar në vitin 2020 mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, përfshirë edhe ri-zhvillimin e Portit të Durrësit, të jenë në përputhje me parashikimet e MSA, në veçanti në fushat e prokurimeve publike dhe ndihmës shtetërore.

• Projektet duhet të jenë në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit.

Kjo qeveri që shkel çdo standard të BE-së, vetëm për interesat e veta dhe të klientëve të saj, po dëmton integrimin e vendit në BE. Një qeveri që nuk punon për qytetarët, por për veten e vet meriton të ndëshkohet me votë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit