Home Aktualitet Letra kundër ...

Letra kundër Kosovës në NATO, reagon Ramush Haradinaj: Serbia po fiton prej gabimeve të Kurtit

105
0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Serbia po përfiton nga gabimet e kryeministrit Albin Kurti. Kritika të forta pati për diplomacinë e jashtme dhe moskoordinimin e Prishtinës me ndërkombëtarët, duke reaguar ndaj letrës së dërguar nga Beogradi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

“Prej gabimeve të Kurtit edhe Serbia shkon në një hap më tutje pra e na krijon edhe më shumë minusa t’i quaj kështu sepse një letër të tillë drejtuar NATO me siguri Serbia ka përgatitur një narrativë. Nuk vjen letra e para, ata me siguri gjatë gjithë kohës pra kanë dërguar raporte, informata gjoja se Kosova vepron kundër komunitetit serb apo zhvillimeve tjera. Pra është ajo që e kemi paralajmëruar me kohë dhe thellimi i humbjeve për Kosovën në planin ndërkombëtar”, shprehet Ramush Haradinaj, kryetar i AAK.

Ai shton se në NATO gjendet një numër i konsiderueshëm i vendeve të cilat nuk e njohin Kosovën si Republikë dhe janë në mbështetje të Serbisë. “Jo ne nuk jemi tani për tani çështje për të diskutuar sepse nuk ka një proces ta quaj ashtu kontraktual po p.sh. ka vende skeptike jo njohëse të NATO-s, do ta shfrytëzojnë çdo herë edhe pozicionin e Serbisë, sikurse e dini për anëtarësim për NATO e po ashtu ka rëndësi marrëdhëniet ndër fqinjësore sikurse për anëtarësime dhe për të tjera”, vijon Haradinaj.

Gjatë të premtes mbahet seanca e Asamblesë Parlamentare të NATO-s ku pritet të shqyrtohet dhe pranimi I Kosovës së anëtare e asociuar e këtij organizmi të aleancës së fuqishme ushtarake.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit