Home Aktualitet Liljana Elmaz...

Liljana Elmazi: Për një PD pa njerëz të PS-së apo çdo interesaxhiu tjetër

546
0

Ish-deputetja e PD-së, Liljana Elmazi e cila mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha në betejën e tij për një PD demokratike, përmes një postimi në facebook, jep mesazhin që PD duhet të jetë pa njerëz të PS-së brenda saj.

Po ashtu ajo nënvizon se lufta do të bëhet për një PD të madhe, të fortë, të lirë e demokratike ku dëgjohet e vendos demokrati i thjeshtë.

”Për një PD të qendrës së djathtë, të demokratëve qëndrestarë dhe të rinjve që duan vendin e kombin. Për një PD bazuar në vlerat e demokracisë, ato amerikane e europiane si model. Për një PD të madhe, të fortë, të lirë e demokratike ku dëgjohet e vendos demokrati i thjeshtë. Për një PD pa njerëz të FRESH, PS apo çdo interesaxhiu tjetër në struktura, por demokratë me vlera”,-shkruan Elmazi në facebook.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit