Linda Rama ndjek live në lozhën e Kuvendit prezantimin e kryeministrit për mandatin 4 vjeçar

Në seancën e sotme parlamentare, Kryeministri Rama prezanton programin e tij politik për mandatin 2021-2025.

Ajo çka bie në sy është se, përveç prezantimit të Edi Ramës të strategjisë dhe programit qeverisës, në lozhën e Kuvendit ndodhet edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.

Ajo njihet si një ndër specialistet me të mira në fushën e ekonomisë.

Në fakt në sallën me deputetë, nga të dyja kampet politike, pakkush e merr vesh anën ekonomike të programit që po paraqitet nga kryeministri, sepse shumica nuk janë ekonomistë apo specialistë të fushës.

 

SHKARKO APP