Home Sporti Lionel Messi ...

Lionel Messi ka frikë se mund të mungojë në Kupën e Botës në Katar

175
0

Lionel Messi ka shprehur hapur frikën se mund të mungojë në Botërorin e këtij viti në Katar, i cili do të jetë edhe i fundit për të. 35-vjeçari foli në një intervistë për “DirectTV” për situatën e tij dhe të shokëve të dëmtuar të skuadrës, Paulo Dybala dhe Angel di Maria, të cilët rrezikojnë gjithashtu të mos marrin pjesë në Kupën e Botës.

Messi ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Paris SG për shkak të një tërheqjeje moskulor dhe shpreson të rikthehet në formë në kohë për turneun më të rëndësishëm për çdo futbollist.

“Dëmtimet sigurisht që më shqetësojnë. Ky është një Botëror ndryshe, që luhet në një periudhë të ndryshme të vitit… Është kaq pranë dhe çdo gjë e vogël që mund të ndodhë, mund të të lërë jashtë turneut.

Duke parë atë që i ndodhi Dybalas dhe Di Marias, e vërteta është se frika dhe shqetësimi është rritur. Shpresoj që Di Maria dhe Dybala të mos mungojnë. Kanë kohë të mjaftueshme për të arritur në formë për Botërorin”, tha Messi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit