Home Aktualitet Lirohen 780 t...

Lirohen 780 të dënuar, ministri Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni veç me punë të ndershme

32
0

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja sot ishte në burgun e Rrogozhinës, ku tha se janë rreth 780 të dënuar në të gjithë vendin kanë lënë qelitë pasi kanë përfituar nga amnistia. Ndërkohë, 800 të dënuar të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Nga të liruarit, janë 15 gra, ndërsa 9 gra të tjera kanë përfituar ulje dënimi. Manja dha edhe një mesazh duke u bërë thirrje të dënuarve që t’i kthehen punës së ndershme dhe të mos e kthejnë më kokën pas. Nga amnistia 3 të mitur dalin nga burgu, 2 të tjerë përfitojnë ulje të dënimit. Përfitojnë edhe 2662 persona të dënuar me shërbim prove.

”Falënderoj 116 deputetë që bashkuan votat për t’iu dhënë mundësinë të dënuarve që të bashkohen me familjet dhe ti kthehen jetës normale. Uroj që të kenë një bashkim normal, t’i kthehen jetës së përditshme, t’i kthehen punës së ndershme dhe të mos e kthejnë më kokën pas. Kthejuni jetës normale se mbi çdo gjë është familja, por edhe shoqëria jonë, që për këtë gabim që kanë bërë kemi paguar për ta.

Asnjë zyrtar i lartë që gjendet duke vuajtur dënimin për shkak se është dënuar nga GJKKO apo se është në proces hetimi apo gjykimi nuk përfiton nga kjo amnisti. Me ulje dënimi janë një numër sa gishtat e një dore, nënpunës të thjeshtë që përfitojnë nga amnistia me ulje dënimi dhe lirohen me ulje dënimi. Nga amnistia zyrtarë të lartë nuk ka. I kursen buxhetit të shtetit rreth 30 mln euro”, tha Manja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit