Real Madrid është i papërmbajtshëm këtë sezon. Skuadra e Carlo Ancelottit mori një fitore spektakolare 3-1 në “Bernabeo” ndaj Barcelonës në El Clasicon e parë sezone.
Ekipi merengues zhvilloi 45 minutat e para shumë të mira, duke shënuar dy herë me Benzema dhe Valverden. Ekipi blaugrana u kujtua shumë vonë për të rihapur ndeshjen me Ferran Torres.
Gjithsesi Rodrygo do të vuloste fitoren me golin e tretë nga pika e bardhë në shtesë. Reali tashmë kryeson e vetme me 25 pikë, 3 më shumë
REAL MADRID-BARCELONA 3-1
91’ GOOOL Reali gjen dhe golin e tretë dhe të sigurisë, teksa këtë herë është Rodrygo nga pika e bardhë që do të realizonte, një penallti që e fitoi po vetë
83’ GOOOL Barcelona rihap ndeshjen 7 minuta nga fundi. Ferran Torres konkretizon më së miri një aksion shumë të mirë të Ansu Fati-t nga krahu i majtë.
77’ Barcelona i afrohet golit me një goditje të Ansu Fati që do të përfundonte ngjitur me shtyllën
35’ GOOOL Real Madrid dhuron spektakël duke shënuar dhe golin e dytë. Pas një aksioni mode, Valverde godet nga distanca duke e dërguar topin në cepin e portës duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit
25’ Lewandowski humbet një shans të artë me portën e boshatisur nga fare pranë portës, pas një aksioni të gjatë të ekipit katalanas
GOOOL 12’ Real Madrid ka arritur që të gjejë golin e avantazhit me një aksion fantastik me kundërsulm. Benzema ishte në kohën dhe në vendin e duhur, pasi ndoqi aksionin e shpejt të Vinicius Junior
6’ Tentativë e rrezikshme e Vinicius Junior, por goditja e tij devijohet dhe përfundon jashtë
4’ Raphinha tenton me një goditje nga distanca, Lunin e ndal mjaft mirë
Formacionet
Real Madrid (4-3-3): Lunin; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Tchouaméni, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius.
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Sergi Roberto, Koundé, Eric, Balde; Busquets, Pedri, De Jong; Raphinha, Leëandoëski, Dembélé.