”Loja” e PS me demokratët këtë të enjte në Kuvend

Edhe pse kjo e enjte në Kuvendin e Shqipërisë ishte një seanxcë e posaçme për Kosovën, PS-ja shfrytëzoi rastin për të futur për votim rendin e ditës të seancës plenare të datës 5 tetor.

Mes tyre ishin edhe kërkesat për ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita për koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS të cilat u rrëzuan nga socialistët.

Ajo që tensionoi edhe më shumë situatën në sallën e Kuvendit ishte leximi nga Lindita Nikolla të njoftimeve të Lulzim Bashës për përjashtimin e Gazmend Bardhit si deputet të Partisë Demokratike, akt të cilin Sali Berisha e konsideroi si përjashtim tëopozitës nga parlamenti.

SHKARKO APP