Home Aktualitet Lojërat Olimp...

Lojërat Olimpike në Paris, ambasadorja franceze: Uroj që Shqipëria të fitojë sa më shumë

35
0

Me rastin e ndezjes së flakës olimpike, 100 ditë para nisjes së Lojërave Olimpike, ambasda franceze në Tiranë mbajti një takim për të treguar detaje nga aktiviteti më i madh sportiv që mbahet në botë.

Në Paris nga data 26 korrik deri më 11 gusht do jenë rreth 15 mijë atletë nga 203 delegacione, të cilët do nderohen me mbi 4500 medalje, ndërsa gjithashtu marrin pjesë edhe 1200 përfaqësues shtetesh.

“Kanë kaluar 100 vjet nga organizimi për herë të fundit i Lojrave Olimpike në Francë ndaj për ne është një krenari, shans dhe një përgjegjësi e madhe. Unë uroj që atletet shqiptarë, të cilët po përgatiten fort, të marrin jo një por shumë medalje. Do ishte diçka shumë pozitive edhe për ne”,-tha Catherine Suard, ambasadore e Francës në Shqipëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit