Home Forum Londra, shteg...

Londra, shtegtimi i radhës i Edi Ramës

772
0

Nga Albert Vataj

Pas Athinës dhe Milanos, turi i Kryeministrit, Edi Rama në takimet me komunitetet shqiptare në diasporë, “Krenar për Shqipërinë” do të ketë Londërn si destinacion.

Kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama do të jetë në Londër më 2 qershor, në vazhdim të shpërfaqjes së platformës së Shqipërisë 2030, një Shqipëri, e cila po rilind dhe që për ta përmbushur këtë mision të shenjtë të saj, kërkon shpirtin, zemrën, kontributin, iniciativën dhe sipërmarrjen e emigrantëve, ata të cilët do të vinë të zënë vendin bosh në Shqipërinë që po u kthehet shqiptarëve.

Dy takimet e para që Kryeministri realizoi me komunitetet shqiptare, atë të Greqisë në Athinë më 12 maj 2024, ai me bashkëkombësit në Itali, sot më 26 maj në Milano, ishin jo vetëm bashkëbisedim me emigrantët, por shumë më shumë, ai u hapi zemrat atyre, u rrëmoi në plagët e së shkuarës dhe u’a kujtoi, se ato nuk ishin vetëm plagë e sfidave, por ngulmi i ëndrrave të tyre për një të ardhme më të mirë për vete dhe për fëmijët e tyre.

Ai gjithashtu në këto shtegtime jo-politike, por zëshmërie shqiptare dhe thirrje të amanetit të kësaj tokë dhe këtij dheu, u kujtoi se cili ishte kalvari i vuajtjeve dhe mundimeve që ata hoqën, siç u bëri prezent thirrjen e atdheut, thirrjen e të parëve, për t’u kthyer në në tokën e tyre, për të mos hequr dorë nga ëndrra, por gjetja e saj në atdheun mëmë.

Si në Athinë ashtu edhe në Milano, fjala e Ramës nuk ishte patetike, siç nuk kanë nguruar ta cilësojnë disa mendje të toksikuara, por ishin fjalë zemre, fjalë shpirti, fjalë që nuk guxoi askush më parë ti mendonte e jo më t’i thoshte si një thirrje e zëshme atdhetarie.

Kohët e acarta që kanë kaluar, ethet e ikjes nëpër natë që janë shndërruar si fantazma të së shkuarës, polarizimet politike dhe pasiguria e një të ardhme që u trumbetua nga ata që vranë çdo shpresë dhe mbollën çdo zezonë që kaploi këtë vend, i përkasin tashmë të shkuarës.

E sotmja dhe e ardhmja rreken të ngrihen mbi rrënojat e këtyre kujtimeve, për të dëgjuar zërin e thellë të dheut, thirrjen e zëshme të të parëve, të cilëve u dhembin; fshatrat që po zbrazen, amanetet që po braktisen, kullat që po shemben, varret që po i përpin dheu.

Ata që po ndërtojnë të ardhmen në një vend të huaj, vendi i tyre është zemra që ata lanë në këto gurë, është shpirti që dritën nëpër këtë mrekulli që siç fali Zoti ashtu është shpërblim për ata që besojnë, të ëndërrojnë shqip dhe të kenë një ardhmëri në Shqipëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit