Lori Hoxha: Big Brother ka vetëm fitues

Produksioni më i madh televiziv i vitit, ”Big Brother Vip 3” kurorëzoi suksesin e këtij sezoni në Top Channel me një ceremoni festive si një ritual falënderimi e mirënjohjeje për arritjet profesionale dhe fitoren e të gjithëve përmes këtij formati. Kështu e etiketoi Big Brother-in Lori Hoxha, drejtuesja e Top Media, duke iu referuar njëkohësisht publikut, Top Channel, ekipeve realizuese dhe madje edhe kritikëve.

“Big Brother është produksioni më i shtrenjtë në Shqipëri dhe vetëm falë jush mund të bëhej i mundur. Dua të falenderoj të gjithë banorët që u bënë pjesë këtë vit. Uroj që t’iu ketë shërbyer e të ketë qënë ajo që ju ka munguar në këtë kohë të vitit. Unë mendoj që BIG BROTHER ka veç fitues, fiton TOP CHANNEL, fiton publiku, fitojnë bashkëpunëtorët, fitojnë ata që na mbështesin, ata që na kritikojnë; është një moment vetëm fitoreje”,-tha Lori Hoxha, drejtuese e Top Channel.

Nuk i munguan ceremonisë as fituesit e drejtpërdrejtë të publikut, duke nisur nga Egla Ceno, që ishte protagonistja dhe kryefjala e këtij edicioni brenda shtëpisë përgjatë 133 ditëve izolim dhe po ashtu jashtë saj përmes komenteve dhe vëmendjes së publikut ndaj lojës që ndërtoi.

SHKARKO APP