Home Aktualitet LSI ndryshon ...

LSI ndryshon emër, Ilir Meta: Ta gëzojmë Partinë e Lirisë. Në këto 5 vite u bë grusht shteti nga mazhoranca

1699
0

E krijuar në vitin 2004 me emrin Partia Socialiste për Integrim, Ilir Meta nga Konventa Kombëtare tha se emri i ri është ”Partia e Lirisë” dhe i bëri thirrje shqiptarëve që të shpallin ”non-grata” Rilindjen. Monika Kryemadhi ka paraqitur dorëheqjen si kryetare dhe tashmë do të jetë një Komitet Organizator i cili ngarkohet nga Konventa për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet. ”Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve. Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho”,-tha Braimllari.

Në konventën e sotme të kësaj force politike ish-presidenti u rikthye te partia që ai vetë themeloi, ku dominuan deklaratat me nota nacionaliste. Ish-presidenti tha edhe se në 5 vite ndodhi një grusht shteti pa tanke, por me procedura. “Në 5 vite ndodhi një grusht shteti pa tanke, por me procedura, edhe me ekspertizë nga të huaj”. Gjatë fjalës së tij Meta shpalli ”non-grata” kleptokracinë, Rilindjen, por edhe atë pjesë që mbështet Bashën. “Luftën duhet ta bësh deri në fund ja vlen edhe të vdesësh, sot me shqiptarët e ndershëm dhe popullim e 2 marsit te shpallim non grata kleptokracinë, Rilindjen Mavi dhe atë pjese të rilindjes blu të 17 majit”.

Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama edhe për Kosovën. Ai përmendi deklaratën e Ramës që Shqipëria dhe Kosova të kenë një president, për të cilën Meta theksoi se ai dha mesazhin për llogari të tjetër kujt në mënyrë që të zhbëhen njohjet e Kosovës.

“Nëse ka një vend në botë që është i fundit që mund të vërë në diskutim sovranitetin e Kosovës, është Shqipëria, por ja që artisti ka marrë detyra të mëdha përsipër. Mos mendoni se është vërtetë kaq patriot ai saqë ditën që në Kuvendin e Kosovës, festohet 10 vjetori i pavarësisë, kryeministri i Shqipërisë deklaron se kishte përfytyrimin se në një kohë të afërme Shqipëria dhe Kosova do kishin një president të përbashkët. Artisti dha mesazhin për llogari të tjetër kujt, i cili gjoja u mërzit për këtë deklaratë nacionaliste, që pse duhet mbështetur Kosova në OKB pasi e paskan planin, e tha kryeministri i Shqipërisë, për një president të përbashkët, një shtet, dhe jo vetëm kaq por dhe të zhbëhen njohjet e tjera të Kosovës. Ju mendoni se u nxeh vërtetë me kryeministrin e Kosovës dhe e hodhi në gjyq? Jo, mori porosi që të bëj një lajm ndërkombëtar. Kaq mjafton për të kuptuar kush është standardi ynë. Pastaj u tërhoq, sepse tha se u nxitova, jo u tërhoq se në gjyq ishin dhe dëshmitarët dhe do dilte se ky miku bëj lojëra me harta të Kosovës. Mirë tregton pasuritë tonë, dhe do të tregtojë dhe hapësirat tona, por me Kosovës ça ka ky? Apo ju duket rastësi që presidenti i Serbisë na ndërhyri në fushatë elektorale në Shqipëri. Ç’punë ka ai kush do të fitojë në Shqipëri?”.

Po ashtu se cili nga tre pozicionet më të larta që ka mbajtur, Meta tha se është ndjerë më mirë në atë të Presidentit. Për këtë arsye tha se mezi pret të rikthehet pas 25 vitesh për mandatin e dytë. ”Mos harxhoni energji të panevojshme se dhe vapa është si e padurueshme, por na duhet dhe shumë punë duke nisur nga sot e gjatë gjithë gushtit që të kemi një vjeshtë për të rinjtë e saj. Dje sic kisha bërë premtimin publik dorëzova sipas Kushtetutës dhe afatit kushtetues detyrën më të lartë në këtë shtet, atë të Presidentit. Përfundova mandatin e parë si president dhe në këtë mënyrë pata eksperiencën e të provuarit të 3 pozicioneve më të larta në këtë shtet, të kryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe presidentit. Dikush më pyeti, nga këto të 3, ku je ndjerë më mirë? Pa diskutim, në detyrën e presidentit dhe mezi pres të rikthehem pas 25 vitesh për të përmbushur mandatin e dytë”.

Po ashtu Meta tha edhe se djegia e mandateve nga opozita ishte e mirëplanifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë. “I bëj të qartë çdo anëtari të LSI-së dhe çdo qytetari se Ilir Meta ka qenë kundër bastit për t’i besuar një mashtruesi ordiner për të djegur mandatet, duke lënë Parlamentin, duke bojkotuar pushtetin vendor. Djegia e mandateve ishte e mirëplanifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë. Duhej të braktisej pushteti lokal që Tirana të bëhet siç është bërë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit