Luan Rama: Të diskutosh sot për Marksin nuk është herezi – Gazeta Koha Jone
  • Historiku i Koha Jone
  • Kontakt
Gazeta Koha Jone
  • POLITIKE
    Pipero: Numri i të shtruarve në spitale është rritur

    Pas vaksinës së parë, infektohet Pipero. Ai poston shënimin: Rasti im i pari në vend, ndaj kujdes!

    Kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takuan me Presidentin e grupit Eurosig-Insig dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA Bank), Kadri Morinaj

    Meta: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët. Në 25 prill, koha për një përmbysje të madhe

    VIDEO/ Kryeprokurorit të Catanzaro-s, Gratteri: Mafia shqiptare, shumë e fuqishme. Bashkë me Ndraghetën, është e ardhmja

    50 vite punë në zyrat publike, 5 arsye pse fitoi Joe Biden

    Zëri i Amerikës: A do t’i përmbushë Presidenti Biden zotimet përballë Covid-19?

  • Editorial
    Ben Manaj: 30 vaksina në ditë?! Me kë tallen qeveritarët tanë?

    Rilindja e zhytur në skandale dhe përgjime KORRUPSIONI

    Video editorial i “Koha Jonë”: Alibia qesharake e Ramës për përgjimet e Antimafias

    Presidenti Meta: Shteti t’i garantojë ndihmën çdo qytetari në zonat e përmbytura!

    Video editorial i “Koha Jonë”: Dy herë përmbytje brenda muajit, qeveria lë banorët në mëshirë të fatit

    Dr. Jill Biden dhe roli i saj si Zonjë e Parë e SHBA

  • Aktualitet
    Mbyllet numërimi në PD Kurbin. Ja EMRAT e kandidatëve për deputet

    Taksë e sheshtë, 110 mijë vende pune dhe…/ Zbardhen detaje nga programi elektoral i PD

    Mbyllen hetimet për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, dërgohen për gjykim 4 persona

    Covid-19/ Mësues dhe nxënës të infektuar në Berat, raste të reja edhe në disa institucione

    Rriten shifrat e Covid-19 dhe në Berat, 41 raste të reja, mes të prekurve 5 mësues dhe 5 nxënës. Të infektuar edhe në institucione e biznese

    Biberaj: Mazhoranca është ilegjitime, ky nuk është një rrotacion, por një ndryshim i madh

    Fushatë me punësimet, Biberaj publikon dokumentin: Qeveria në panik nga humbja shkel ligjin, fryn Administratën me militantë

    Zbulohet “arma”, që do të bllokojë motorin e Covid-19

    Varianti i ri i Covid-19 në Shqipëri? Mjeku Andi Koraqi: Nuk kemi kapacitete ta zbulojmë

  • Forum
    “S’ka paqë me standardin pa u kthye paskajorja” A po hup gegnishtja?

    Po zihen kush e bën më të mirë kasaphanën

    Genc Pollo për median e madhe europiane: Ngjashmëria e madhe mes zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi dhe atyre në Shqipëri

    Genc Pollo: Twitter më bllokoi edhe mua

    Enton Abilekaj: Si e gjen Rama suksesin pas çdo skandali

    Ndrangheta, mafiozët italianë dhe mitomanët shqiptarë

  • ShowBiz
    Paris Hilton do të bëhet nënë me fertilizim InVitro, trashëgimtarja flet për vendimin që ka marr

    Pandemia rikthen Armanin në Milano

    Pandemia rikthen Armanin në Milano

    Surprizon Gold Ag, i biri merr nënshtetësi shqiptare

    Pas videos së bujshme, prokuroria nis hetimet ndaj Nusret

    Thumbon këngëtarja shqiptare: Paska mbaruar pandemia kur do politika…

  • Sporti
    Sheffield i shkakton një humbje të hidhur Manchester United (VIDEO)

    Barcelona përmbys Vallecanon me Messin, shkon në çerekfinalen e Kupës së Mbretit (VIDEO)

    Uzuni gjen sërish rrugën e rrjetës me Ferencvarosin në Hungari (VIDEO)

    Juventusi i shënon poker golash Berishës, sfidon Interin në gjysmëfinalen e Kupës (VIDEO)

    Morata shënon nga pika e bardhë ndaj Berishës, Juvja në avantazh (VIDEO)

  • Kosova
    Policia e kishte në kërkim/ Babai e ekzekutoi në bodrum, zbulohen arsyet e vrasjes

    Tronditet Kosova, babai i Albert Krasniqit: Ejani se e vrara djalin

    Dhunoi prindërit se nuk i dhanë para për drogë, burg dhe gjobë djalit nga Prizreni

    Zgjedhjet, Hoti mesazh Kurtit: Kam dëshirë të ballafaqohem me gjithë kandidatët për kryeministër, por kush ka probleme me ligjin…

    Përjashtimi i Kurtit, VV nuk tërhiqet: Do të garojmë me listën e plotë në zgjedhje

    Përjashtimi nga lista, Vetëvendosje i drejtohet Gjykatës së Lartë

  • Magazine
  • WEB TV
    Ministri Peleshi viziton zonat e përmbytura në Durrës: FA janë në terren, por duhen nxjerrë mësime

    Pashk Përvathi, në një rrëfim për artin dhe pikturën (VIDEO)

    Veliaj: Partia jonë fiton se ia bën hyzmetin punës në çdo qelizë (Video)

  • Kulture

    Rrëfimi i Kadaresë: Letërsia në komunizëm, gëzonim me lugë bosh! Portretizimi i Hoxhës, del i mjerueshëm

    Ismail Kadare: Ja si Vandush Vinçani e futi në shtyp librin tim në frëngjisht “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

    Helena Kadare: Ismail Kadare nuk po shkruan, Nobelin ka tre vite që nuk e presim më

    Helena Kadare, një rrëfim i rrallë për karantinën e saj, librat që lexon dhe tregimet që shkruan!

    Rrëfimi i Kadaresë në prag të 85-vjetorit: Si e shkrova “Pallatin e Ëndrrave” në kulmin e diktaturës, u thyen ligjet e shenjta të letërsisë

  • Intervista
    Gjosha për ”KJ”: Nga 1 kusht, Rama e çoi në 15. Tregojnë gjendjen e rëndë të qeverisjes

    Intervistë/Gjosha për ”Koha Jonë”: Asnjë largim nuk e ndëshkon LSI-në

    Dhuna ndaj grave dhe vajzave: Nuk ka zgjidhje tjetër veç bashkimit të forcave për ta luftuar së bashku

    Ambasadori i OSBE-së: Jemi partner kyç drejt zgjedhjeve të 25 prillit

    Kryemadhi: Programi është gati, fokusi ynë familja, të rinjtë dhe ekonomia. LSI parti që mban fjalën

    Kryemadhi: Opozita ka shumë pika të përbashkëta, 25 prilli është referendum popullor kundër Ramës

    Kandidati i LSI-së për Qarkun Berat, Blenard Nonaj:  25 Prilli, një kapitull i ri për Shqipërinë

    Meta: Besueshmërinë e qytetarëve ndaj vaksinës e garanton transparenca, jo propaganda e qeverisë

No Result
View All Result

Home 30 vite KOHA JONE

Luan Rama: Të diskutosh sot për Marksin nuk është herezi

27/11/2020 20:18
in 30 vite KOHA JONE, Aktualitet
Luan Rama: Të diskutosh sot për Marksin nuk është herezi
Shperndaj Ne FacebookShperndaj Ne Twitter

(Botuar me 16 Shkurt 1996 në KOHA JONE)

Nga Luan Rama (Paris)

Në një vend ku Marksi është shpallur heretik është në interes të diskutohet për të. Pushtetarët që sot mbajnë fort pushtetin dhe klithin kundër Marksit, nuk e kuptojnë se kështu i bëjnë nder vetëm atij. Në historinë e krishterimit, heretikët kanë gjetur vendin e tyre të nderuar, ndërsa inkuizitorët janë përhumbur në errësirë. Të ngjan se edhe në Shqipëri, ndodh i njëjti inkuizicion si dhe dhjetëra vjet më parë, veçse në krah të kundërt. Dikur heretikë ishin Hegeli, Kanti, Shopenhaueri, Frojdi, ndërsa tani na qenka Marksi?! Ata që e heqin veten intelektualë, që kryesojnë në udhëheqjen praktike, apo këshilltarë  presidencialë, ata që flasin të njëjtin slogan e që kërkojnë të hipnotizojnë turmën amorfe që ajo të heshtë, flamurin e antiMarksit, ata e konfondojnë me flamurin kundër diktatorëve të kuq. Por nëse nuk e njohin filozofinë, pasi Marksi duket se nuk ka qenë as i tëri i kuq, as i tëri i zi. Të diskutosh sot për Marksin nuk është herezi. Marksi ishte një studiues i kapitalizmit, një filozof që i kapërceu caqet e epokës së vet, që u keqtrajtua dhe u keqinterpretua nga ultra të majtët sipas orekseve të njërit dhe tjetrit diktator, vende filozofia e tij të ngjan jashtë kohës, arkaike apo destruktive, vende ajo ka ngjyra humane, paqësore dhe utopike. Një diskutim të vërtetë intelektualësh hapi edhe gazeta “Figaro” e 6 Shkurtit të këtij viti. Intelektualët francezë ndryshe nga pushtetarët shqiptarë nuk japin urdhra për zhdukjen e emrit të Marksit nga shkollat, fjalorët, apo fjalimet politike. Ata nuk i identifikojnë marksistët si “armiq” të kombit. Pra do të ishte që “antimarksat” t’i lexojnë ato pak rreshta të gazetës në mënyrë që ta heqin kapuconin e inkuizitorëve dhe të mos u ngjajnë më papagajve. Gazeta “Figaro” pyet intelektualët e njohur francezë: a duhet besuar në të ardhmen e Marksit? A ka aktualitet marksizmi? Mos vallë është vetëm një subjekt studimi universitar apo interesi për studimet marksiste do të kufizohet vetëm në klubet e vogla të inteligjencës? Pasi është trajtuar se si marksizmi po rikonstruktohet në Francë, gazeta në fjalë u drejtohet intelektualëve nën titullin “Marksi, gjykuar nga inteligjenca!”.

Dominique Letsourt,

Filozofe, presidente e shoqatës “Diderod”, profesore në Universitetin Paris – VII dhe autore e librit “Lisenko historia reale e shkencës proletare”

“Si një ideologji dhe një lëvizje politike e orientuar nga shoqëria e tipit sovjetik, marksizmi ka mbaruar. Por veprat e Marksit janë ende shkëlqime të një kritike cilësore mbi funksionimin e shoqërisë aktuale. Pas një kohe, kur ne nuk deshëm të lexohej Marksi, pasi identifikohej me marksizmin në Lindje, tashmë ne mbrojmë një pozicion më të arsyeshëm çka na lejon të zgjedhim e të shohim nëpër këtë doktrinë. Nuk do të ketë më marksistë në sensin klasik të fjalës, por njerëz që do t’i drejtohen Marksit për të gjetur një mendim, me nevojën për të krijuar forma të reja të marrëdhënieve humane e sociale. Më tepër se sa të rikrijojmë Marksin, esenciale është të gjejmë instrumente për të kuptuar se ç’po ndodh me shoqërinë tonë. Nuk bëhet fjalë që të themi: do të bëhem marksist apo antimarksist, ashtu siç thuhej gjatë periudhës së luftës së ftohtë. Tani ne mund ta kapërcejmë këtë alternativë të detyrueshme të atëhershme, e cila bënte që secili t’i përkiste një kampi apo një tjetri. Kriza e mendimit aktual është aq e thellë sot saqë gjithë bota duhet të vihet në kërkim të rrënjëve filozofike të këtij qorrsokaku. Dhe nëse Marksi mund të jetë i nevojshëm…

Në SHBA, tek disa intelektualë, është krijuar një komunitet marksistësh. Ata kërkojnë shpresë në një ide që të japë siguri, çka do të ishte katastrofike. Me ne kjo nuk do të ndodhë, sepse ka kaluar. Aveniri i Marksizmit është ndoshta në SHBA, në formën e një ngjitje të ngadalshme në trajta baroke…”

Jean, Francois Revel,

Gazetar dhe shkrimtar:

“Marksizmi nuk ka vdekur në Francë, pasi ata që i kanë besuar janë ende.  Që prej disa vitesh, marksistët kanë marrë një dush të ftohtë. Por ata kanë nisur tashmë të thonë: “e shihni? Jo gjithçka e marksizmit është e gabuar! Sigurisht nuk do të mendojmë kështu sepse kthimi i ish komunistëve në vendet e Lindjes, është kthimi i komunistëve por jo i komunizmit. Nga ata nuk ka mbetur veçse një nomenklaturë politiko-intelektuale që interesohet gjithmonë për pushtetin politik apo intelektual. Duhet tu ruhemi atyre që kanë mësuar të mendojnë me logjikën marksiste, domethënë të një sistemi që pretendonte t’i zgjidhte të gjitha problemet. Sot ata nënvizojnë se liberalizmi nuk mund t’i zgjidhë problemet e shoqërisë sonë, çka ky liberalizëm, si një gjithësi të dhënash empirike nuk e ka pretenduar një gjë të tillë. Në fakt është socializmi ai që pretendoi të zgjidhë gjithë problemet. Ne mund të themi thjesht se liberalizmi është një sistem më i mirë ndihmash dhe burimesh për njeriun se sa komunizmi. Ideja për të zgjidhur gjithë problemet i përket një sistemi absolutisht që është tipik i mendimit socialist. Ne do të na duhet kohë ta largojmë këtë lloj koncepti. Ajo ka lënë gjurmë të forta në fushën e arsimit e do të duhen dy-tri gjenerata që ajo të zhduket. Më 1989, Francois Furet, publikoi në “Ekspres” një sondazh shumë interesant lidhur me ndjenjat e popullit francez ndaj terrorit gjatë Revolucionit. Konstatoi se një shumicë e francezëve 65 për qind e kritikonin terrorin. Ata ishin dakord për vitin 1979 (Revolucionin) por e dinin se ç’ndodhi më pas… Ajo ishte tjetër gjë. Por trupi mësimor i shihte gjërat në një mënyrë tjetër. 75 për qind e profesorëve e aprovonin Robespierin. Pse? Sepse një nga paradokset e intelektualit është të kapurit pas bindjeve të veta gjer në shkallën e fundit dhe gjer në absurditet. Dhe kjo për të treguar se ai nuk ka gabuar. Oruelli ka treguar tashmë se një minator ndryshon shumë më lehtë se një profesor universiteti, i cili e ka investuar veprën e tij në një ide dhe që shndërrimi për të është shumë i dhimbshëm.

Daniel Bensaid,

Profesor i filozofisë, shef katedre në Universitetin Parisi VII, autor i librit “Marksi, jo në kohën e duhur”

Më shumë se sa të flas për marksizmin unë preferoj të flas për teorinë e Marksit. Sot a na sjell vallë diçka kjo teori? Unë  mendoj se teoria e Marksit nuk duhet të shihet si një ilaç çudibërës, por si një pikënisje, një kalim i detyrueshëm. Nga kjo pikpamje, perceptimi i Marksit ka evoluar vitet e fundit. Pas rënies së komunizmit, Derrida, Deleuze, kanë vënë në vendin e vet aspekte që janë harruar nga Marksi. Por sot, Marksi është aktual. Marksi në fakt i përket kohës së vet, por ai vjen dhe gjer në kohën tonë, në shekullin e 20, apo dhe drejt shekullit 21. Në një vepër themeltare kaq pjellore të tij, sigurisht ka shumë interpretime të mundshme dhe legjitime. Në fakt kjo që ka dominuar ishte shumë e lidhur me aparatet politike apo me shtetin sovjetik, me partitë komuniste ortodokse, bile edhe socialdemokracinë ortodokse. Pra është një Marks me ngjyra shumë “scientiste” (ata që besojnë se në shkencë janë zgjidhjet filozofike) pozitiviste, ku qëndron dhe vërejtja që i bëhet atij si një filozof i fundit të historisë, si një teoricien determinist dhe një sociolog jo i përkryer mbi klasa. Në fakt, po të shohësh historinë është krejt e kundërta pasi ai braktisi atë që quhet filozofitë e mëdha të historisë universale, për t’u interesuar ndaj një historie mbi konfliktet dhe luftërat, një histori profane, duke i lënë një vend të madh rastësisë dhe pasigurisë. Në logjikën e ndryshimit të kësaj optike, ai ka ndërtuar vërtet një sistem kategorish kohore, domethënë ai i ikën idesë së kohës unike dhe filozofike klasike,  për t’u interesuar për ritet e temporalitetit në ekonomi, në politikë dhe estetikë. Ai hap kështu një hapësirë veprimit dhe politikës, ku mund të vendosesh midis shumë mundësive.

Blandine Barret – Kriegel,

Profesore e filozofisë, drejtore e revistës “Filozofia politike”

Padyshim që sot Marksi dhe marksizmi përbëjnë një objekt botimesh të shumta, si revista “Marx Actuel” (“Marksi aktual”) apo vepra të tjera autorësh që nuk janë marksiste, por që refuzojnë ta deklarojnë marksizmin të pavlefshëm si Jacques Derrida, Francois Furer, si dhe analiza autorësh të rëndësishëm që e konsiderojnë veten në tradicionin e Marksit, siç janë Etienne, Balibar apo akoma më tej Kolokiume si ai që u zhvillua në Shtator 1995 mes një publiku të gjerë në Kongresin “Marksi internacional” me iniciativën e Jacques Bidet, në Universitetin Paris – Naterre, çka provon se marksizmi është larg shuarjes së vet. Është e pamohueshme që objekte të reja si “shkencat e natyrës dhe projekti enciklopedik” i Dominique Letsourt, problemet e nacionaliteteve dhe të qytetarisë Etienne Balibar, kanë transformuar një tematikë që dikur ka qenë e rëndë dhe që tashmë i vijnë në ndihmë marksizmit i cili në thelb ende dhe sot ka mbetur i rrënjosur, qoftë si revoltë morale kundër padrejtësisë, ku marksizmi ka patur monopolin për këtë gjë qoftë në vështirësitë e mëdha teorike të partive të majta për të rindërtuar ndërgjegjen e tyre doktrinale, jashtë analizës tradicionale të luftës së klasave. Me një mënyrë më të përgjithshme, ajo që shpjegon rezistencën e jashtme të marksizmit është parësia e filozofisë gjermane mbi filozofinë europiane, është primati në pikëvështrimin sociologjik mbi shkencat humane, një pikëvështrim ky i përbashkët i liberalizimit dhe i marksizmit. Vazhdimësia këmbëngulëse e marksizmit, pas rënies së komunizmit është shenjë ndoshta më  pak e një ripërtëritje të saj se sa nevoja e ngutshme për të gjetur sot një filozofi të vërtetë të demokracisë.

Luan Rama, Paris

ShareTweetSend
Previous Post

Alfred Peza: Gjenocidet e shekullit dhe “antigjenocidi” shqiptar

Next Post

Ben Blushi: Nacionalizëm me kah nga Lindja apo Perëndimi

Related Posts

Mbyllet numërimi në PD Kurbin. Ja EMRAT e kandidatëve për deputet
Aktualitet

Taksë e sheshtë, 110 mijë vende pune dhe…/ Zbardhen detaje nga programi elektoral i PD

27/01/2021 22:21
Mbyllen hetimet për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, dërgohen për gjykim 4 persona
Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, dërgohen për gjykim 4 persona

27/01/2021 22:17
Covid-19/ Mësues dhe nxënës të infektuar në Berat, raste të reja edhe në disa institucione
Aktualitet

Rriten shifrat e Covid-19 dhe në Berat, 41 raste të reja, mes të prekurve 5 mësues dhe 5 nxënës. Të infektuar edhe në institucione e biznese

27/01/2021 21:45
Biberaj: Mazhoranca është ilegjitime, ky nuk është një rrotacion, por një ndryshim i madh
Aktualitet

Fushatë me punësimet, Biberaj publikon dokumentin: Qeveria në panik nga humbja shkel ligjin, fryn Administratën me militantë

27/01/2021 21:01
Zbulohet “arma”, që do të bllokojë motorin e Covid-19
Aktualitet

Varianti i ri i Covid-19 në Shqipëri? Mjeku Andi Koraqi: Nuk kemi kapacitete ta zbulojmë

27/01/2021 20:51
Përgjimet e Antimafias, aktivistja letër publike ambasadorit italian: Shpresoj dhe lutem që drejtësia të bëhet edhe për ju!

27/01/2021 20:14
Next Post
Ben Blushi: Nacionalizëm me kah nga Lindja apo Perëndimi

Ben Blushi: Nacionalizëm me kah nga Lindja apo Perëndimi

Discussion about this post

EDITORIAL

Ben Manaj: 30 vaksina në ditë?! Me kë tallen qeveritarët tanë?

Ben Manaj: 30 vaksina në ditë?! Me kë tallen qeveritarët tanë?

27/01/2021 19:28

Nga Ben Manaj- Një debat idiot për vaksinat! 30 në ditë dhe duket sikur kaq janë kapacitetet! O pika Shqipërisë...

30 vite KOHA JONE

Alda Bida: Butrinti merr jetë në Londër

Alda Bida: Butrinti merr jetë në Londër

27/01/2021 19:04

(Botuar me 15 Korrik 1997 në KOHA JONE) Nga Alda Bida- Vendimi i kryeqytetit anglez: Fondacioni “Butrinti” do të mbajë...

Fatos Lubonja: Kolapsi që sapo përjetuam, është akti i fundit i mendësisë autoritariste

27/01/2021 19:02

(Botuar me 13 Korrik 1997 në KOHA JONE) Nga Fatos Lubonja Ajo çka ra në sy në Shqipërinë e muajve...

Rreth Nesh

Gazeta "Koha Jone" themeluar si e pavarur me datë 11 Maj 1991.
Botues: Nikoll LESI . Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANE

Na Ndiqni

NIPT:J71425013C
  • Historiku i Koha Jone
  • Kontakt

© 2019 Kohajone.com

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • Editorial
  • Aktualitet
  • Forum
  • ShowBiz
  • Sporti
  • Kosova
  • Magazine
  • WEB TV
  • Kulture
  • Intervista

© 2019 Kohajone.com