Luizi, Bardhi dhe Ermali së shpejti në një bashkëpunim?

Një projekt bombastik do të vijë së shpejti nga treshja Bardhi, Luiz dhe Ermal.

Pak momente më parë, një postim është shpërndarë në Instagramin e Bardhit ku paralajmërohet një projekt i ri mes tij, Luiz Ejlli-t dhe Ermal Fejzullahu-t.

Asnjëherë më parë treshja nuk ka bashkëpunuar me njëri-tjetrin, kështu që diçka e re dhe e bukur pritet së shpejti.

Rikujtojmë që Bardhi është ende pjesë e formatit të ‘BBV3’, por  jeta e tij profesionale jashtë shtëpisë po bën ‘namin’ me plot projekte të reja të cilat janë lancuar përgjatë ditëve që ai ka qenë brenda shtëpisë.

SHKARKO APP