Luizit i mbyllin sërish “Instagramin”, ai shkruan nga faqja e Kiarës: Kot lodheni!

Është hera e tretë që Luiz Ejllit i mbyllin profilin zyrtar në ‘Instagram’ dhe sot, këngëtari është futur nga profili i Kiarës nga ku ka dhënë një mesazh të qartë për personin apo personat që kanë gisht në mbylljen e faqes së tij personale.

Ai gjithashtu ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik.

Luiz Ejlli tha për Top Channel: Jam te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat.

SHKARKO APP