Home Aktualitet “Lumë” gjobas...

“Lumë” gjobash, aksidentet s`ndalen, 4 muajt e parë të 2021, 20 mijë më shumë se 2020

4
0

Policia rrugore duket se ka vepruar me dorë të hekurt këtë vit duke vendosur gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve, por kjo situatë nuk ka dhënë asnjë ndikim në uljen e numrit të aksidenteve. Në katër muajt e parë të vitit numërohen mbi 20 gjoba më tepër se një vit një parë e megjithatë, bilanci i aksidenteve mbetet i rëndë e madje tragjik si nga numri i ngjarjeve ashtu edhe nga ai viktimave.

Aksidentet rrugore të ndodhura mbeten në shifra të larta dhe me një bilanc tragjik viktimash ndërkohë që fushatat e policisë me gjobitje masive duket se nuk kanë dhënë asnjë efekt.

Shpesh herë ekspertet e sigurisë rrugorë kanë vënë në mëdyshje qasjen e policisë, teksa thonë së duhet të kenë një plan të mirëorganizuar për parandalimin e ngjarjeve rrugore pasi gjobat administrative nuk kanë dhënë rezultat parandalues.

Sipas të dhënave zyrtare duket policia ka përdorur dorë të hekurt gjatë 4 muajve të parë të vitit 2021, e megjithatë situate e aksidenteve mbetet e rëndë.

Vetëm në muajin Prill janë vendosur 27,632 gjoba për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit.

Ndërkohë në një llogaritje për 4 muajt e parë të këtij vitit policia rrugore ka vendosur 130,394 masa administrative, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku në total janë vendosur 110 805 të tilla.

Të shtunën për gati 12 orë nga policia janë pezulluar 66 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2668 gjoba.

Dënimet administrative kryesisht vendosën për parakalime të gabuara por edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Ajo së çfarë po kthehet në një problem shqetësues për policinë është mosha relativisht e re e cila përfshihet në këto aksidentet.

Në të shumtën e rasteve pasi ngjarja ka ndodhur ka rezultuar se shoferët kishin gjoba të mëparshme.

Rasti I fundit atij i Igli Madanit i cili u përfshi në aksidentin rrugore 2 ditë më parë në aksin Levan-Vlorë.

Madani kishte marrë 8 gjoba, 4 prej tyre për parakalim të gabuar, 2 gjoba për xhama të zinj, 1 gjobë shpejtësie dhe 1 për aksident me plagosje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit