Home Aktualitet ”L’Unio...

”L’Unione sarda”: Shqipëria si shembull për Italinë. Rama, piktori që është bërë një burrë shteti

29
0

“L’Unione sarda”, gazeta më e madhe e Sardenjës ka publikuar një koment të opinionistit të saj Luca Telese, ku flitet për rikthimin e Shqipërisë në imagjinatën e italianëve, por tashmë jo më për atë për të cilën flet filmi “Amerika” e Gianni Amelio-s me anijet plot me shqiptarë që kërkonin shpresën në Itali, por të asaj ku italianët shkojnë si sipërmarrës dhe turistë.

“Ajo Shqipëri që dukej nga Italia si një Eldorado, ishte një vend ku varfëria të shtynte të largoheshe dhe hesapet politike u lanë si në Far Ëest, me të shtëna pistolete dhe kallashnikov. Epo, kanë kaluar vetëm njëzet vjet, sot që Shqipëria nuk ekziston më. Tashmë italianët shkojnë në Shqipëri, shumë prej tyre, sipërmarrës dhe turistë.”

Kontributin kryesor për këtë transformim Telese ia njeh kryeministrit Edi Rama, për të cilin nuk i kursen superlativat.

“Sot, pak minuta me traget nga Pulia, është një vend që e ka rindërtuar veten nga e para, i qeverisur nga një kryeministër socialist me përmasat e një gjiganti, i stërvitur në Paris, i cili ka qenë piktor dhe është bërë një burrë shteti. Kryeministri shqiptar është në mënyrën e tij një personazh i jashtëzakonshëm. Intelektual, krijues, kryebashkiak i Tiranës, kryeqytetit të cilit i ndryshoi fytyrën në pak vite, duke thyer çdo pengesë. Dhe kur e pyet: “Po si e bëre?”. Ai qesh dhe përgjigjet: “E thjeshtë! I thashë arkitektëve: Ejani këtu dhe bëni atë që nuk do të mund ta bëni kurrë në Itali”.

Ai thekson se historia ka kthyer rrotën dhe tashmë Shqipëria është bërë një shembull edhe për italinë. “Një vend sa një rajon italian ka mundur të bëhet “konkurrent” i yni. Ajo që Italia duhet të mësojë nga Shqipëria e Edi Ramës është shumë më e rëndësishme dhe duhet të mësojë: mbizotërimin absolut të interesit kolektiv për projektim dhe investim dhe shembja e të gjitha pengesave burokratike.”

Më tej autori thekson se nuk mund të pranohet më që pjesë të tëra të territorit Italian në jugu nga ishuj – të bëhen një vend i dorës së dytë ku infrastruktura nuk zhvillohet dhe tarifat rriten për shkak të interesave të biznesit. Ndaj ai nënvizon se italisë i duhet “modeli i Shqipërisë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit