Lyon-i konfirmon se është në një formë mjaft të mirë në kampionatin francez, pasi mposhti Reimsin me rezultatin e pastër 3-0 dhe siguroi fitoren e tretë radhazi e të katërtën në 5 ndeshjet e fundit.
Ekambi shënoi golin e avantazhit për skuadrën e drejtuar nga Rudy Garcia në minutën e 22-të, ndërsa 10 minuta më vonë gjithçka u bë edhe më e lehtë për vendasit, pasi Cassama u ndëshkua me karton të kuq dhe la Reimsin me një lojtar më pak.
Lyon shfrytëzoi maksimalisht epërsinë numerike për të shënuar edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, fillimisht me Bruno dhe më pas me Dembele, i cili vulosi suksesin e vendasve me rezultatin 3-0. Me këtë 3-pikësh Lyon ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 23 pikë, dy më pak se Paris Saint Germain që kryeson renditjen.
Discussion about this post