Ma*akra e Don Boskos, Prokuroria për mikun e Martinajt: Krijoi kushtet për vr*sjen e…

Nikollë Sherrniku, miku i Ervis Martinaj do të dalë para drejtësisë me akuzën e “krijimit të kushteve për të kryer vrasje” në lidhje me masakrën e Don Boskos, ku gjatë sulmit mbi lokalin e Fatjon Muratit mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja.

Prokuroria e Tiranës ka finalizuar hetimet dhe pritet te dorëzojë dosjen ndaj Sherrnikut për gjykim. Gjatë kohës që ishte vendosur nen masën e arrestit në shtëpi, ka udhëtuar nga Shqipëria drejt Gjermanisë, ku në një servis në pronësi të një shtetasi nga Kosova mori targat të cilat u përdoren në masakrën e Don Boskos. Pas ngjarjes me një të vrarë dhe 5 të plagosur, autorët e shkrumbuan mjetin që përdorën në fshatin Likmetaj. Edhe një i njohur i Sherrnikut, pretendon se teksa ai duhet të ishte në ”arrest shtëpie” udhëtoi drejt Gjermanisë.

Mes të tjerash dëshmitari ka thënë se Sherrniku i kishte pohuar se targat do t’ia jepte Ervis Martinajt të cilin e thërriste shefi. I pandehuri i kundërshton akuzat dhe pretendon se nuk ka ldhje me ngjarjen, por tashmë i duhet të përballet me gjykatën.

Mbrëmjen e 12 marsit 2023, u qëllua me breshëri armësh lokalin në pronësi të vëllezërve Fation dhe Ervis Murati, ku tragjikisht mbeti e vrarë banakierja e lokalit Mimoza Paja dhe u lëndua mbesa e saj, vetëm 10 vjeçare.

SHKARKO APP