Maestro hakmarrje ndaj Luizit: Dëshiroj që ‘Big Brother VIP’ ta fitojë Olta

Loja për Armaldo Kllogjerin ka marrë rrjedhë tjetër në ‘Big Brother VIP Albania’. Maestro ka shkëputur çdo marrëdhënie me Luizin dhe tashmë është pozicionuar krah Oltës, madje ai e shikon atë si fituese të këtij edicioni. Sot ai i bëri të ditur Oltës, se do ishte shumë i lumtur nëse Big-n e fiton një femër e sidomos Olta.

‘Për mua, vazhdo rrugën tënde, si të duash ti. Sipas çdo interesi tend personal ma beso. Unë dëshirë kam ta fitojë një femër Big Brother, e sidomos për mua ta fitosh ti do ishte kryevepër. Është mision për mua. E kupton?’- thotë Maestro.

Nga ana tjetër, Olta nuk i ktheu asnjë përgjigje, vetëm i pohoi me kokë. Mbase kjo deklaratë e ka inkurajuar aktoren e cila mëngjesin e sotëm deklaroi se do largohej nga ‘Big Brother Vip Albania’.

Maestro duhet t’i bëjë llogaritë mirë e të ketë kujdes me deklaratat, pasi herët a vonë do t’i përmenden.

SHKARKO APP