Ylli Ujka: Jemi krenarë të sjellim për herë të parë në Shqipëri një markë ikonike të luksit – Philipp Plein Hospitality, Entertainment & Luxury Development Group

Biznesmeni i njohur shqiptar, Ylli Ujka, që ka bërë histori suksesi në Itali me Çesk Ivanaj ka postuar këtë të dielë statusin e mëposhtëm: “Një epokë e re luksi në Shqipëri!

Jemi krenarë të sjellim për herë të parë në Shqipëri një markë ikonike të luksit – Philipp Plein Hospitality, Entertainment & Luxury Development Group! Në zemër të Grand Park Skyline, ky projekt ambicioz do të përfshijë Plein Hotel me mbi 150 dhoma, 100 apartamente, Philipp’s Lounge, Sukaru Ba Restaurant dhe Crystal Beach Club – një eksperiencë unike për të gjithë ata që vlerësojnë elegancën dhe stilin e lartë të jetës.

Ky është një hap i madh për industrinë e mikpritjes dhe argëtimit në vendin tonë, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e destinacioneve ekskluzive të luksit. Një vizion i ri për të ardhmen, një eksperiencë që nuk duhet humbur!

Ky projekt ambicioz nuk është thjesht një destinacion, por një trampolinë ndërkombëtare për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e botës së modës, elegancës dhe stilit të jetës ekskluziv.

#GrandParkSkyline #PhilippPlein #LuxuryLifestyle #NewEra #XOne #IdaGroup

SHKARKO APP