Maji u përgjak nga aksidentet rrugore, 20 viktima dhe 105 të plagosur
![Foto ilustruese](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/06/aksident-5-e1593190237112-1.jpg)
Me shifra shumë të frikshme u mbyll muaj maj nga aksidentet rrugore. Në një muaj u regjistruan 120 aksidente, ku për pasojë janë 20 viktima. 26 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa të dëmtuar lehtë janë 105 qytetarë. Nëse do shohim periudhën janar-maj të këtij viti, janë 90 të vdekur në total.
Sipas ekspertëve rrugorë dhe policisë rrugore, shkaqet kryesore të aksidenteve janë disa. ”Shpejtësia e lartë, konsumi i alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, përdorimi i celularit dhe parakalimet e gabuara që bëjnë shoferët”.
Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve, Policia Rrugore se fundmi është detyruar që të intensifikoje kontrollet në rrugë.