Home Aktualitet Makina ngec n...

Makina ngec në mes të Lumit Osum, shoferi i la dy pasagjerët dhe vetë doli me not (FOTO)

58
0

Tre persona ngecën me makinë në mes të Lumit Osum, në një zonë midis fshatit Mbrakull dhe Malinat të Beratit.

Sipas burimeve, shoferi ka dalë nga makina foristradë tip “ford” dhe i ka lënë në makinë dy pasagjerët Ilir Ballolli dhe Taulant Bakushi dhe doli me not në breg të lumit.

Operacioni i shpëtimit është zhvilluar gjatë natës, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH) e Bashkisë Berat, në orën 02:30, mori njoftimin nga Drejtoria e Policisë Berat dhe Sektorit të MZSH.

Forcat e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur shpëtimn e jetës së pasagjerëve të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit. Sipas policisë, të dy shtetasit u transportuan me autoambulancë për kontrolle mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit