Gjashtë makina të vjedhura u regjistruan brenda 48 orëve në Fier dhe në Lushnjë, ndërsa disa targa të vjedhura u kallëzuan në qytetin e Durrësit. Një teknikë e përdorur nga grupet kriminale për ngjarje të rënda, ndërsa deri më tani policia nuk ka identifikuar asnjë prej vjedhjeve.
Vetëm përgjatë dy ditëve 6 makina të gjitha të tipit Benz u vodhën mes qytetit të Lushnjes dhe Fierit. Kjo lloj makine e cila përdoret më së shumti në ngjarje kriminale, por edhe që vidhet më lehtësisht ka ngritur në këmbë strukturat e policisë kriminale, por deri më tani vetëm 1 prej tyre është gjetur e braktisur në Divjakë pasi nuk kishin mundur ta transportonin më tej.
Makinat janë të vit-prodhimeve të ndryshme, ndërsa teknika që përdoret për modelet më të reja është ajo e shtyrjes së tyre. Policia dyshon se grabitësit përdorin mjete të tjera dhe shtyjnë makinat deri në një destinacion të caktuar.
Nga ana tjetër raportime të vjedhjes së targave janë konstatuar në qytetin e Durrësit, ndërsa kjo është një lëvizje e kriminelëve për të humbur gjurmët pas vjedhjes së makinave në një qytet dhe vendosjes së targave të një qyteti tjetër. Pothuajse në të gjitha ngjarjet kriminale të fundit automjetet e vjedhura i përkasin një tjetër qyteti ndërsa targat nga qytete të tjera.
Discussion about this post