Malala shkëlqen në kopertinën e ”Vogue”, me shami dhe plot vetëbesim

Malala Yousafzai, aktivistja pakistaneze e cila u qëllua nga talebanët pasi bëri fushatë për arsimimin e vajzave, është ylli i ri i kopertinës së Vogue. 23-vjeçarja që ka fituar një çmim Nobel për paqen kur ishte vetëm 17-vjeç ka rrëfyer detaje nga jeta e saj, diplomimi në Oksford, besimi dhe partneriteti i ri me AppleTV+. Yousafzai foli gjithashtu për miqësitë e saj me aktiviste të tjera të reja, si Greta Thunberg dhe Emma Gonzalez. “Unë e di fuqinë që një vajzë e re mbart në zemrën e saj”, citohet të ketë thënë ajo.

SHKARKO APP