Home Sporti Mallorca fito...

Mallorca fiton ndaj Valencias, Muriqi udhëheq ekipin në përmbysje (VIDEO)

99
0

Mallorca merr një tjetër fitore ndaj Valencias në shifrat 2-1, duke u ndihmuar dhe nga Vedat Muriqi që konfirmon formën fantastike.

Pas pezullimit dy javor, ylli i sulmit të Kosovës është rikthyer në fushë për sfidën mes Valencias e Mallorcës dhe ka rigjetur menjëherë rrugën e rrjetës.

Sulmuesi “dardan” e nisi si titullar sfidën dhe shënoi në minutën e 66-të, pasi ekzekutoi saktë një penallti, duke rikthyer baraspeshën në stadiumin “Mestalla” dhe njëkohësisht duke shënuar golin e 6-të sezonal.

Më parë në minutën e 52-të Cavani kishte shënuar me penallti. Mallorca ndërkohë nuk u ndal me kaq dhe minutën e 83-të do të gjente dhe golin e dttë me Lee Kang-In.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit