Mallrat serbe “mbajnë” Kosovën, Ardit Gjebrea: Turp për ata që mbushin xhepat

Serbia renditet e para në importet e Kosovës kurse Shqipëria vjen e dyta. Kjo ka nxitur nga reagim të moderatorit të njohur, Ardit Gjebrea.

Për të është turp që pushtetarët mbushin xhepat e njerëzve me atdhetarizëm, ndërsa xhepat e tyre dhe të serbëve me para.

“Kjo gjë dihet me kohë, por turp për ata që mbushin xhepat e shqiptarëve me atdhetarizëm, ndërsa xhepat e tyre dhe të atyre që vranë me para. Si na quajti ambasadori amerikan? Dele. E deri sa delet nuk dinë ku të gjuajnë, shshsh”, ka shkruar moderatori për situatën e krijuar duke shtuar se ai e ka thënë këtë gjë që në vitin 2014.

SHKARKO APP